Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim
E Marte, 12.02.2019
Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, i drejtuar nga Xhelal Sveçla, zëvendëskryetar i parë, mbajti sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje, komisioni miratoi planin e vet të punës për vitin 2019, sipas plotësim-ndryshimit nga takimi i datës 6 shkurt 2019.
Po ashtu, komisioni i dha mbështetje raportit plotësues për Projektligjin nr.06/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të ujit, me raport amendamente të komisionit funksional.
Formimi i grupeve të punës sipas Planit të punës së Komisionit, për vitin 2019, ndërkaq, u shty për mbledhjen e radhës.