Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…

E Marte, 05.02.2019




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare.

Komisioni ka miratuar Raportin e punës për vitin 2018, si dhe Planin e punës për vitin 2019.

Anëtarët e këtij komisioni kanë shqyrtuar dhe përkrahur në parim Projektligjin nr.06/L-140 për ekzekutimin e sanksioneve penale, si dhe kanë formuar grupin punues për shqyrtimin e Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupcionit 2018-2022 dhe Planin e veprimit.

Po ashtu janë shqyrtuar dhe proceduar edhe raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin nr. 06/L-091, për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Pas një debati të gjatë, është marr vendim që administrata e komisionit të përgatis një shkresë në lidhje me kërkesën për shqyrtimin e ankesës për anulimin e konkursit të Shërbimit Korrektues të Kosovës për pranimin e 120 rekrutëve nga Ministria e Drejtësisë.

Ky komision ka rekomanduar që shqyrtimin e shkresave të Federatës Sindikale të Admnistratës Publike të Kosovës me emërtimin SPAK, t'ia adresojë Komisionit për Shëndetësi.

Në vazhdim, anëtarët e komisionit janë pajtuar që, nuk është në kompetencë të tyre shqyrtimi i kërkesës lidhur me kallzimin penal të ushtruar më 18.10.2017.

Po ashtu është vendosur që ky komision ta shqyrtojë në një fazë të mëvonshme shkresën për përkujdesjen e pastërtisë së figurës së personit gjatë përzgjedhjes së kandidatëve në vende pune me autorizmime shtetërore.

Kurse, sa i përket shqyrtimit të shkresës së Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës, u vlerësua se pa hyrë në fuqi Ligji për Paga, nuk mund të shqyrtohet kjo shkresë.

Anëtarët e këtij komisioni vendosën t'i kthejnë përgjigje Pjetër Boçit, duke vlerësuar se nuk është person zyrtar, pasi që nuk punon në institucione zyrtare.

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion…