Lajmet e fundit

Nga mbledhja e komisionit për Arsim

E Hënë, 28.01.2019




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, në mbledhjen e mbajtur sot, të kryesuar nga Ismajl Kurteshi, kryetar, miratoi Raportin e Punës për vitin 2018-të.

Duke analizuar punën e bërë, anëtarët e këtij komisioni vlerësuan se 2018-ta, ishte një vit i suksesshëm.

Po ashtu, anëtarët e këtij komisioni shqyrtuan dhe miratuan edhe Planin e Punës për vitin 2019-të.