Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Hënë, 28.01.2019
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga Blerta Deliu-Kodra, kryetare, u shqyrtua dhe u përkrah Raporti i Punës për vitin 2018.
Anëtarët të këtij komisioni shqyrtuan dhe miratuan me disa plotësime shtesë edhe draft Planin e Punës së Komisionit për vitin 2019.
Po ashtu u përkrahën për procedim të mëtejmë me amendamente të komisioneve funksionale nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, Projektligji mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, si dhe Projektligji për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.