Lajmet e fundit
Veseli takoi përfaqësuesit e odave ekonomike, ju premton mbështetje
E Premte, 25.01.2019
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot, në një takim drejtuesit e odave ekonomike, të bizneseve, të prodhuesve si dhe të shoqatave të tjera nga fusha e ekonomisë.
Me këtë rast, Kryeparlamentari Veseli ka premtuar mbështetje për bizneset vendore.
Kryeparlamentari Veseli ka thënë se mbështetja për bizneset, është mbështetje për ushtrinë dhe çdo segment tjetër i shtetit të Kosovës.
Ishte konstatim i përbashkët i përfaqësuesve të institucioneve ekonomike se, Kuvendi duhet të miratojë ligje edhe më favorizuese për bizneset, për eksport dhe për investime, të cilat do të gjenerojnë vendeve të reja të punës.
Në këtë takim është arritur pajtueshmëri që të funksionalizohet Zyra e komunitetit të bizneseve brenda Kuvendit, të cilën do të drejtojë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Për të gjetur modalitete të reja në mbështetje të bizneseve vendore, javën e ardhshme do të mbahet një konferencë pune, në të cilën do të merr pjesë Kryeparlamentari Veseli dhe përfaqësuesit e incitucioneve ekonomike vendore.