Lajmet e fundit

Delegacioni i Kuvendit merr pjesë në punimet e Sesionit të Parë të Rregullt të AP të Këshillit të Evropës

E Mërkure, 23.01.2019




Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i përbërë nga Xhavit Haliti, kryesues dhe Aida Dërguti e Ismet Beqiri, anëtarë, është duke marrë pjesë në punimet e Sesionit të Parë të Rregullt të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në Strasbourg të Francës, që kanë filluar me datën 21 janar dhe do të zgjasin deri më 25 janar 2019.

Delegacioni i Kuvendit, përveç pjesëmarrjes në punimet e sesionit, ka marrë pjesë edhe në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të Këshillit të Evropës, me theks të veçant në Komisionin për Çështje Politike dhe Demokraci dhe Komisionin për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, të AP të Këshillit të Evropës.

Temat të cilat janë diskutuar dhe po vazhdojnë të diskutohen në këtë Sesion dhe Komisione përfshijnë: raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve presidenciale në Gjeorgji, vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Armeni, pajtueshmërinë e Ligjit të Sheriatit me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, mundësinë e Shteteve Palë të Konventës për të Nënshkruar ¨Deklaratën e Kajros¨?, përditësimin e udhëzimeve për të mundësuar referendume të drejta në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, komunikatën nga Komiteti i Ministrave, komunikatën nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, lirinë e medias si kusht për zgjedhjet demokratike; adresimin nga Presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto; diskriminimin në qasje të punës, për një fuqi punëtore me aftësi të kufizuara, marrjen e nënshtetësisë si masë për të luftuar terrorizmin: qasja në pajtueshmëri me të drejtat e njeriut, sigurimin e ndjekjes më të madhe të rekomandimeve të IPTP-së: roli i zgjeruar i AP të Këshillit të Evropës dhe i parlamenteve kombëtare.

Njëherazi, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës, është takuar me anëtarë të delegacionit të Parlamentit të Bullgarisë dhe të Suedisë në AP të Këshillit të Evropës dhe ka biseduar lidhur me mbështetjen e vendeve anëtare të Këshillit të Evropës në çështjet që ndërlidhen me këtë organizatë.

 

Delegacioni i Kuvendit merr pjesë në punimet e Sesionit të Parë të Rregullt të AP të Këshillit të EvropësDelegacioni i Kuvendit merr pjesë në punimet e Sesionit të Parë të Rregullt të AP të Këshillit të EvropësDelegacioni i Kuvendit merr pjesë në punimet e Sesionit të Parë të Rregullt të AP të Këshillit të Evropës