Lajmet e fundit

Veseli: Reçaku është sinonim i çmimit të lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë

E Marte, 15.01.2019




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut, të kryer nga forcat serbe, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në këtë fshat, në nderim të viktimave të 15 janarit 1999.

Më pas, në Akademinë Përkujtimore të mbajtur në kujtim të kësaj dite, kryeparlamentari Veseli tha se Reçaku është sinonim i vetë fatit tonë historik si komb, sinonim i çmimit të lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë.

"20 vite më parë ne gjetëm forcë, që dhembjen ta kthejmë në mobilizim për ta vazhduar deri në fund rrugën e lirisë. Sot ne jemi po aq të përkushtuar ta jetojmë të sotmen, duke punuar për të ardhmen e sigurt dhe krenare të kombit tonë. Kemi për çka te ndihemi krenarë", theksoi kryeparlamentari Veseli.

Ai tha se sot mbi institucionet e Kosovës qëndron obligimi që reflekton sakrificat e të kaluarës dhe ëndrrat për të ardhmen, për ta ndërtuar një Kosovë, siç e deshën heronjtë e Reçakut, të Prekazit e të gjithë Kosovës, siç e duan fëmijët tanë, e kjo është Kosova me sundim të ligjit, me zhvillim ekonomik, me jetë cilësore të qytetarëve tanë, pa korrupsion dhe forma të diskriminimit, pa krime që cenojnë jetën e qytetarit, të policit apo ushtarit tonë.

"Sot mund të mos jemi ende në gjendje për të vënë para drejtësisë ata që bënë masakrën e Reçakut, të Mejes, Rezallës, Studimes, Krushës, Prekazit, Suharekës, e që adresë dhe strehë e kanë Serbinë. Por, sot kur po flasim për dialogun e shumëpërfolur të muajve të fundit, as në Beograd më nuk po flitet për idenë e rikthimit të Serbisë në Kosovë. Në Beograd tani po flitet për formën se si Serbia ta njoh shtetin e Kosovës. Serbia është dëbuar, për të mos u kthyer kurrë më në Kosovë dhe meritat për këtë i keni ju qytetarë të pathyeshëm të Reçakut, i ka Ushtria Çlirimtare e Kosovës, mbarë kombi ynë. Ndërsa, garancë, nga 15 dhjetori i vitit të kaluar është Ushtria e Kosovës", tha Veseli.

Duke folur për dialogun me Serbinë, ai tha se sfida e këtij ballafaqimi kërkon bashkim të spektrit politik të Kosovës.

"Sovraniteti i shtetit, integriteti territorial dhe institucional janë vlera të shenjta për ne, prandaj edhe të paprekshme. Ne hyjmë në dialog për ta finalizuar shtetndërtimin ndërkombëtar të Kosovës, për ta marrë njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara", tha Veseli.

Po ashtu Veseli foli edhe për fillimin e punës së Gjykatës Speciale, duke vlerësuar se obligimi ndaj të ardhmes së vendit, ka bërë që sot shumë bashkëluftëtarë, në vend se të ishin këtu, u duhet të ballafaqohen me kërkesat e drejtësisë selektive, e cila vë në dyshim drejtësinë e luftës çlirimtare.

"Ne nuk kemi frikë nga ky ballafaqim. As nuk ikim prej tij. Ne do ta paguajmë edhe këtë çmim dhe si gjithmonë kemi me dalë faqebardhë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë, është e do të mbetet krenaria më e madhe e popullit tonë", tha kryeparlamentari Veseli.

 

Veseli: Reçaku është sinonim i çmimit të lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë Veseli: Reçaku është sinonim i çmimit të lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë vVeseli: Reçaku është sinonim i çmimit të lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë Veseli: Reçaku është sinonim i çmimit të lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë Veseli: Reçaku është sinonim i çmimit të lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë Veseli: Reçaku është sinonim i çmimit të lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë Veseli: Reçaku është sinonim i çmimit të lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë Veseli: Reçaku është sinonim i çmimit të lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë Veseli: Reçaku është sinonim i çmimit të lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë Veseli: Reçaku është sinonim i çmimit të lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë