Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Hënë, 24.12.2018




Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme këtë të mërkurë, më 26 dhjetor, në orën 10:00, për të diskutuar mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si "Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë".

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, në të cilën morën pjesë edhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare.

Kryesia vlerësoi se kërkesa e 40 deputetëve për mbajtjen e kësaj seance i plotëson kushtet formale-juridike.

 

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit