Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Enjte, 20.12.2018




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi Xhelal Sveçla, nënkryetari i parë i Komisionit, u shqyrtuan tri projektligje, si në vijim: Projektligji nr. 06/L-086 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me raport amendamente të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Projektligji nr. 06/L-091 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, si dhe Projektligji nr. 06/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L- 042 për rregullimin e shërbimeve të ujit, me raport amendamente të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.

Anëtarët e Komisionit kanë përkrahur procedimin e mëtejmë të tri projektligjeve (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim