Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
E Mërkure, 19.12.2018
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Duda Balje, kryetare, mbajti mbledhjen e rregullt , në të cilën pikë e vetme e rendit të ditës ishte diskutim lidhur më nënshkrimin e Planit të Përbashkët Kornizë për 12,000 persona të pagjetur në territorin e ish-Jugosllavisë.
Në këtë mbledhje , krahas anëtarëve të Komisionit morën pjesë dhe përfaqësuesit të Qeverisë së Kosovës , konkretisht përfaqësuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, Prenk Xhetaj, si dhe këshilltari i Qeverisë së Kosovës i cili njëkohësisht është dhe përgjegjës për çështjen e personave të pagjetur, Jahja Luka, përfaqësuesit e Ambasadës Zvicerane në Prishtinë, HENDIKOS-të dhe KDI-së.
Duke folur para anëtarëve të Komisionit z. Lluka ka theksuar që Kosova , krahas Bosnjës dhe Hercegovinës, Serbisë dhe Malit të Zi, ka nënshkruar Planin e Përbashkët i lansuar nga Komiteti Ndërkombëtarë për Persona të Pagjetur (KNPP) i cila ka të bëjë me konfliktet në ish Jugosllavi, gjatë viteve 1990. Në vazhdim, Lluka theksoi që sipas Planit të Përbashkët në territorin e ish Jugosllavisë rreth 12.000 persona janë te zhdukur, në Kosovë 1.647, dhe ende nuk dihet fati i 350 personave të zhdukur. Në fund, z. Lluka theksoi së pas vitit të ri do të filloj puna në bazën e të dhënave për të gjithë personat e zhdukur në Kosovë, e cila do të ndihmoi në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në gjithë Kosovën.
Anëtarët e Komisionit në mbledhje i parashtruan z. Lluka pyetje të shumta, në të cilat ai u përgjigj në tërësi.