Lajmet e fundit

Kuvend i hapur dhe transparent

E Marte, 18.12.2018




Forumi për Transparencë Parlamentare ka mbajtur sot takim joformal me organizatat joqeveritare, të cilat kanë mbështetur punën e Kuvendit gjatë këtij viti.

Kryetari i Forumit, deputeti Zenun Pajaziti shprehu mirënjohjen e tij për punën e secilës organizatavë joqeveritare dhe shtoi se mirëpret çdo bashkëpunim me to edhe në ta ardhmen, në mënyrë që të arrihet synimi për transparencë sa më të madhe.

Kryetari i Forumit falenderoi në mënyrë të veçantë përfaqësuesit e mediave, të cilët gjatë tërë vitit kanë raportuar në mënyrë korrekte për punën e Kuvendit.

Kryetari Pajaziti u ndal te një numër aktivitetesh të rëndëishme që Forumi dhe Kuvendi në përgjithësi kanë organizuar gjatë vitit që po lëmë pas, duke shënuar kështu hapa të rëndësishëm në forcimin e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët.

"Një nga aktivitetet kryesore gjatë këtij viti kanë qenë debatet e organizuara me qytetarë nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, në të cilat kanë participuar afro gjysma e deputetëve të Kuvendit", theksoi Pajaziti.

Ai po ashtu deklaroi se në vitet në vazhdim do të ndahet një çmim i veçantë për organizatën ose individin, veçuar për kontributin dhe mbështetjen e fushën e transparencës.

Edhe Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, falenderoi organizatat e shoqërisë civile dhe mediat për bashkëpunimin gjatë tërë vitit.

Ai tha se edhe këtë vit Kuvendi i Kosovës ka treguar kujdes të veçantë të gjitha pyetjeve dhe kërkesave të adresuara nga mediat dhe shoqëria civile. Po ashtu, sekretari i Kuvendit tha se publikimi i shpenzimeve buxhetore të Kuvendit, e vë këtë institucion në krye të listës për transparencë dhe llogaridhëie.

"Forumi i Transparencës, si një organ i rëndësishëm i Kuvendit, ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e transparencës, duke prezantuar punën që bëhet në Kuvendin e Kosovës, sidomos gjatë takimeve të ndryshme me qytetarw nëpër komuna", theksoi sekretari Krasniqi.

Gjatë këtij takimi, u ndanë edhe mirënjohje për disa nga organizatat partnere dhe ato të shoqërisë civile, për mbështetjen dhe kontributin e tyre në avancimin e punës së Kuvendit: NDI, KDI, INDEP, Demokracia+, Klubi i prodhuesve të Kosovës, GPLS, Toka, SEEF dhe Mreža.

 

 

 

Kuvend i hapur dhe transparentKuvend i hapur dhe transparentKuvend i hapur dhe transparentKuvend i hapur dhe transparentKuvend i hapur dhe transparentKuvend i hapur dhe transparentKuvend i hapur dhe transparent