Lajmet e fundit

Nga mbledhja e komisionit për Bujqësi...

E Marte, 18.12.2018




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e mbajtur sot, të udhëhequr nga Muharrem Nitaj, kryetar, të ftuar kishte zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, sekretarin e kësaj ministrie, Kapllan Halimin dhe kryesuesin e Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë, Ekrem Gjokaj.

Zëvendësministri Krasniqi bëri një prezantim të shkurtër dhe kronologjik, përmes të cilit e njoftoi komisionin lidhur me buxhetin për vitin 2019. Ai tha se për vitin e ardhshëm janë paraparë mbi 61 milionë euro. Lidhur me këtë, Krasniqi potencoi se ky buxhet nuk është i mjaftueshëm për ministrin, nga që, siç tha ai, ministria ka bërë kërkesë që t'i ketë mbi 100 milionë euro buxhet. Krahas kësaj, ai bëri të ditur se do të insistojë që kjo mungesë të plotësohet nga donatorët potencialë, siç ka vepruar edhe më herët ministria.
"Është paraparë që për subvencione të ndahen mbi 41 milionë euro, ndërkaq për projekte të zhvillimit rural mbi 25 milionë euro", deklaroi Krasniqi.
Anëtarët e komisionit shtuan pyetje dhe ngritën shqetësimet e tyre, të cilat u fokusuan në çështjet e dëmeve në bujqësi, monitorimin e dhënies së subvencioneve, investimet kapitale, shumën e njëjtë të buxhetit me atë të vitit paraprak etj.
Ministri Krasniqi dhe sekretari Kapllani u përgjigjen në pyetjet dhe çështjet e ngritura nga ana e deputetëve, duke dhënë sqarimet e nevojshme.

 

Nga mbledhja e komisionit për Bujqësi...