Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...

E Marte, 18.12.2018




Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare e komisionit.

Fillimisht u bë shqyrtimi i Raportit me amendamente në Projektligjin nr. 06/L-091 për plotësim ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, ku pas diskutimeve midis antarëve të komisionit, u procedua për seancë, me përkrahje të komisionit.

Ndërsa, propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës me kandidatët për drejtor dhe zëvendësdrejtor të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, nuk u përkrah nga komisioni. Propozim-vendimi do të shkojë në seancë pa përkrahjen e komisionit.

Pjesë e rendit të ditës ishin edhe Shqyrtimi i Raportit me amendamente i komisionit funksional për Projektligjin nr. 06/L-104 për tatimin në të ardhurat personale dhe shqyrtimi i Raportit me amendamente i komisionit funksional për Projektligjin nr.06/L-105 për tatimin në të ardhurat e korporatave, të cilat u përkrahën dhe u proceduan për shqyrtim në seancë plenare.

Po ashtu, edhe shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr. 06/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, pa ndonjë debat nga antarët e komisionit, u procedua për seancë me përkrahje.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion...