Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Marte, 18.12.2018
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për integrime evropiane, të cilën e kryesoi deputeti Armend Zemaj, njëherit edhe zëvendës i parë i kryetarit të Komisionit, u shqyrtuan këto 6 projektligje, si në vijim: Projektligji nr. 06/119 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 2004/22 për Kinematografinë, me amendamentet e Komisionit funksional, nga aspekti i harmonizimit dhe përputhshmërisë me legjislacionin e EU-së; Projektligji nr. 06/L-120 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e ngjashme, me amendamentet e Komisionit funksional, nga aspekti i harmonizimit dhe përputhshmërisë me legjislacionin e EU-së; Projektligji nr. 06/L-121 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat, me amendamentet e Komisionit funksional, nga aspekti i harmonizimit dhe përputhshmërisë me legjislacionin e EU-së; Projektligji nr. 06/L-104 për tatimin në të ardhurat personale, me amendamentet e Komisionit funksional, nga aspekti i harmonizimit dhe përputhshmërisë me legjislacionin e EU-së; Projektligji nr. 06/L-105 për tatimin në të ardhurat e korporatave, me amendamentet e Komisionit funksional, nga aspekti i harmonizimit dhe përputhshmërisë me legjislacionin e EU-së;
Projektligji nr. 06/L-086, për Odën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me amendamentet e Komisionit funksional, nga aspekti i harmonizimit dhe përputhshmërisë me legjislacionin e EU-së;
Si dhe Projektligji nr. 06/L-088 për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit.
Komisioni nuk e përkrahu, për procedurë të mëtejme dhe miratim në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin nr. 06/L-086, për Odën e Specializuar të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, për çështjet që kanë të bëjnë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit me amendamentet e Komisionit funksional, nga aspekti i harmonizimit dhe përputhshmërisë me legjislacionin e EU-së, për shkak të mungesës së votave për miratim.