Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...
E Hënë, 17.12.2018
Sot u mbajt mbledhja e radhës e Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, udhëhequr nga kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi.
Fillimisht, kryetari i komisionit informoi anëtarët tjerë për pikën e katër të rendit të ditës, ku ishte paraparë të mbahet takim i komisionit me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA. Ai tha se për shkak të disa vizitave jashtë vendit, Këshilli nuk mund të jetë prezent në takim.
Sa i përket shqyrtimit të raportit me rekomandime për Projektligjin nr. 06/L-073 për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, u diskutua rreth një kërkese nga Ministria e Financave, për ndryshime në nenet 2 dhe 7 të projektligjit.
Me shumicë të votave, anëtaret e komisionit përkrahën ndryshimet në nenet 2 dhe 7 si dhe proceduan projektligjin për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.