Lajmet e fundit

Njoftim lidhur me prezencën e përfaqësuesve të mediave në Kuvend gjatë seancës së nesërme

E Enjte, 13.12.2018




Të nderuar përfaqësues të mediave,

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, ju njoftojmë se nesër, më 14 dhjetor 2018, gjatë seancës plenare të Kuvendit, për shkak të hapësirës së kufizuar në sallë, secili medium mund të ketë brenda sallës vetëm nga një kameraman ose fotograf.

Ndërsa gazetarët do të mund të qëndrojnë dhe të ndjekin seancën në hollin e Kuvendit ose në hapësirën e rezervuar për ta, prapa sallës plenare.

Po ashtu, lusim mediumet që të dërgojnë vetëm gazetarët dhe kameramanët e akredituar nga ana e Kuvendit, ngase nuk do të mund të hyjë asnjë përfaqësues i mediave që nuk ka akreditim.

P.S.
Për të gjitha mediat e interesuara që ta marrin sinjalin live të seancës së Kuvendit, atë mund ta gjejnë në linkun e mëposhtëm.

Linku i livestream:
http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,1029

Njoftim lidhur me prezencën e përfaqësuesve të mediave në Kuvend gjatë seancës së nesërme