Lajmet e fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik...
E Enjte, 13.12.2018
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare, shqyrtoi dhe përkrahu Vendimin e Qeverisë për emërimin e kryesuesit dhe një anëtari të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Është shtyrë për një nga mbledhjet e radhës, ndërkaq, raportimi i ministrit të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, i cili për shkak të një angazhimi të paplanifikuar nuk mundi të jetë prezent.