Lajmet e fundit

Grupi i Deputetëve të Rinj takoi përfaqësues të organizatave rinore

E Mërkure, 12.12.2018




Grupi i Deputetëve të Rinj të Kuvendit të Republikës së Kosovës u takua sot me përfaqësues të organizatave të të rinjve.

Në takim u shpalosh plani i përgjithshëm per vitin 2019, aktivitete të parapara të organizohen nga grupi i të rinjve.

Deputetët folën edhe për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë vitit 2018.

Pas hapjes se diskutimit, pjesëmarrësit theksuan çështjet me prioritet për të rinjtë e Kosovës, si: parandalimi i abuzimit me droga, aktivitete më të mëdha sportive për të rinjtë, pasurimi i librarive me libra, rritja e numrit të psikologëve në shkolla, shëndeti mendor i të rinjve, buxhet i shtuar per departamente te cilat adresojnë çështjet e të rinjve etj.

Deputetët kërkuan nga të pranishmit më shumë kontribut të këtyre organizatave gjatë shqyrtimit të projektligjeve në komisionet e Kuvendit të Kosovës, si dhe bashkëpunim për takime në komuna, për të diskutuar për sfidat e të rinjve.

 

Grupi i Deputetëve të Rinj takoi përfaqësues të organizatave rinoreGrupi i Deputetëve të Rinj takoi përfaqësues të organizatave rinore