Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...

E Hënë, 10.12.2018




Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, ne mbledhjen e mbajtur sot, të kryesuar nga kryetari Ismajl Kurteshi, shqyrtoi dhe procedoi tutje Projektligjin për Arsimin e Lartë.

Në mbledhjen e sotme të komisionit i pranishëm ishte Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqeri Bytyqi, i cili e prezantoi dhe arsyetoi ndryshim-plotësimin e Projektligjit për Arsimin e Lartë. Lidhur me këtë, ai tha se është punuar me të gjithë akterët relevantë, duke e vlerësuar po ashtu, shumë mët ë arrirë se ligji paraprak.

"Qëllimet kryesore të ndryshimeve që janë bërë në projektligj kanë të bëjnë me modernizimin dhe qeverisjen në institucionet e arsimit të lartë, në mënyrë që të ngritet cilësia në të gjitha institucionet", tha Bytyqi.

Po ashtu, ai theksoi se në projektligjin e ri janë bërë disa kufizime që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë në arsim.

Anëtarët e komisionit, shprehen shqetësime dhe vërejtje lidhur me mbarëvajtjen e universiteteve, siç është ai i Prizrenit, i cili sipas tyre ka një numër të vogël të stafit akademik, krahasuar me numrin e madh të studentëve. Shqetësim tjetër i tyre ishte edhe votimi i këtij projektligji, duke e përfshirë edhe atë të komunitetit serb.

Pas diskutimeve, komisioni e përkrahu në parim këtë projektligj, duke e proceduar tutje në Kuvend.

Në vazhdim, kryetari Kurteshi u propozoi anëtarëve të komisionit që të reagojnë më një shkresë në UNESCO, në bashkëpunim me Këshillin Për Trashëgimi dhe Ministrinë e Kulturës, lidhur me regjistrimin e veglës muzikore të shqiptarëve, "Lahutës", të cilën serbët e kanë regjistruar atje si vegël të tyre, e cila, sipas tij, përbën shkelje dhe padrejtësi.

Propozimi u përkrah njëzëri nga të gjithë anëtarët e pranishëm në mbledhje.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...