Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
E Marte, 04.12.2018
Përkitazi me fushatën kundër dhunës në baza gjinore në tërë territorin e Kosovës, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione të cilin e kryesonte kryetarja e Komisionit, zonja Duda Balje, ka mbajtur sot mbledhje me disa përfaqësues të cilët merren me këtë problematikë.
Në mbledhjen e sipër theksuar, përveç anëtarëve të Komisionit, merrte pjesë edhe Koordinatori Kombëtar për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, z. Naim Çelaj, përfaqësuesit e Agjencisë për Barazi Gjinore, përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës, UN Women, si dhe përfaqësuesit e KDI-së.
Në këtë mbledhje duke folur për fushatën e sipër theksuar, z. Çelaj, ka theksuar se Qeveria e Kosovës ka hartuar një Strategji Nacionale në luftën kundër dhunës në baza gjinore për tërë territorin e Kosovës dhe se pritet që kjo strategji të japë rezultate pozitive në një të ardhme të afërt. Përndryshe, sa i përket gjendjes së tanishme në terren mund të thuhet se situata nuk është e kënaqshme, me që ende ka shumë raste të dhunës në baza gjinore kështu që në tërë territorin e Kosovës ekzistojnë 1. 300 raste të regjistruara vjetore të dhunës në baza gjinore. Në fund të fjalës së tij, z. Çelaj ka theksuar se do të duhej të gjithë në shoqëri që të luftojnë kundër kësaj dukurie negative, a para se gjithash policia, prokuroria, gjykatat, punëtorët social dhe gjithë të tjerët të cilët në mënyrë drejtë për drejtë merren me këtë problematikë më shumë të ballafaqohen me rastet e dhunës dhe në fillim të vitit të ardhshëm në tërë territorin e Kosovës të nis së zbatuari projekti bazë i të dhënave përkitazi me dhunën në bazë gjinore dhe të dhunës në familje.
NË fund të mbledhjes së sipër theksuar anëtarët e Komisionit paraqiten disa vërejtje konkrete dhe sugjerime përkitazi me eliminim e kësaj dukurie negative në shoqëri.