Lajmet e fundit

Dëgjim publik i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Marte, 04.12.2018




Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale nën drejtimin e deputetit, Bekim Haxhiu, si kryesues i grupit të punës për Projektligjin për Inspektoratin e Punës, mbajti sot Dëgjim Publik. 

Në këtë dëgjim publik, përveç deputetëve, anëtarë të grupit punues merrte pjesë edhe zv. ministri i Ministrisë së Punës Çerkin Dukolli, si dhe një numër i organizatave të ndryshme jo qeveritare me ekspertë dhe grupe të interesuara për këtë debat. Ky dëgjim publik u zhvillua me mbështetjen e dy organizatave IKS dhe FES.
Qëllimi i këtij dëgjimi publik ishte që komisioni parlamentar të përfshijë shoqërinë civile dhe grupet e interesit në debat dhe për tu njohur sa më mirë me problematikën e projektligjit, që ky projekt ligj të përgatitet sa më i plotë.
Gjatë diskutimeve të ndryshme nga pjesëmarrësit u bënë vërejtje dhe propozime të shumta, nga të cilët, Komisioni kërkoi që idetë dhe propozimet e tyre të bëhen me shkrim, për ti pasur gjatë analizës së punës përfundimtare të këtij projektligji.

 

Dëgjim publik i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie SocialeDëgjim publik i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale