Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme...

E Hënë, 03.12.2018




Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Haxhi Shala, kryetar, shqyrtoi raportet me propozim-amendamente për projektligjet për FSK-në.

Pas diskutimeve, komisioni përkrahu dhe i rekomandoi seancës miratimin e tri projektligjeve, me amendamente: Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Komisioni i dha mbështetje po ashtu edhe Projektligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me amendamentet e propozuara.

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme...