Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione
E Hënë, 03.12.2018
Për nderë të shënimit të 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione, të cilin e kryesoi kryetarja Duda Balje, mbajti sot mbledhjen e rregullt ku morën pjesë edhe ca përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara.
Përveç[ anëtarëve të komisionit në seancë morën pjesë edhe përfaqësuesit e qeverisë për qeverisje të mirë, ata të Institucionit të Avokatit të Popullit, UNCHR, UNICEF, HENDIKOS, si dhe përfaqësuesit e iniciativës së pavarur të personave të verbër dhe të Shoqatës së Shurdhmemecëve të Kosovës.
Me këtë rast u tha se më 2013 është miratuar Ligji për personat me aftësi të kufizuara, i cili është mjaftë i mirë, porse në praktikë pak po zbatohet. Kjo sidomos në sferën e punësimit në institucionet shtetërore dhe publike, si dhe në rregullimin e infrastrukturës dhe mjeteve tjera ndihmëse për personat e tillë, pastaj alfabetit dhe shenjave për shurdhmemec, mos krijimi i kushteve për shkollim, mos rregullimi i pensioneve themelore dhe në varg kushtesh tjera jetësore dhe juridike për personat me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës.
Në fund të seancës Komisioni së bashku me përfaqësuesit e lartcekur dhanë një varg sugjerimesh dhe mendimesh për përmirësimin e Ligjit aktual në mënyrë që mëtej të përmirësohen kushtet jetësore për këto kategori njerëzish.