Lajmet e fundit

Deputeti Pajaziti merr pjesë në takimin e Komisionit të Përhershëm Qendror të AP të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore

E Shtune, 01.12.2018




Me ftesë nga Parlameti i Bosnjë e Hercegovinës, Kuvendi i Republikës së Kosovës mori pjesë në takimin e Komisionit të Përhershëm Qendror të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore ( AP e SEECP / AP PBEJL-së), mbajtur sot në Sarajevë, në Parlamentin e Bosnjë e Hercegovinës.

Gjatë këtij takimi, Kryesuesja në detyrë Bosnjë e Hercegovina prezentoi prioritet tematike dhe moton e kryesimit: "Lidhje më e mirë për një jetë më të mirë", përmes së cilës reflektoi nevojën për thellimin e bashkëpunimit rajonal, duke përfshirë edhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore në të gjitha fushat: forcimi i lidhjeve ekonomike, përmirësimi i marrëdhënieve në fushën e ashtuquajtur të dimensionit njerëzor - dedikuar rinisë, arsimit dhe kulturës, digjitalizimit dhe sfidave bashkohore nëpër të cilat po kalon rajoni.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga deputeti Zenun Pajaziti, anëtar i Delegacionit të Përhershëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës në këtë Asamble.

Perveç, Kosovës, pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe përfaqësuesit nga Bullgaria, Greqia, Turqia, Rumania, Moldavia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Kroacia.

Nikoqir dhe kryesues i takimit ishte Bosnjë e Hercegovina.

Kryesia në detyrë e SEECP-së ndjek parimet e rotacionit njëvjeçar (korrik-qershor) pa ndonjë renditje specifike.

Bosnja dhe Hercegovina udhëheq SEECP-në që nga 1 korriku 2018.

Ndërsa nga korriku 2019, kryesuese e këtij procesi do të jetë Kosova.

 

Deputeti Pajaziti merr pjesë në takimin e Komisionit të Përhershëm Qendror të AP të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës JuglindoreDeputeti Pajaziti merr pjesë në takimin e Komisionit të Përhershëm Qendror të AP të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës JuglindoreDeputeti Pajaziti merr pjesë në takimin e Komisionit të Përhershëm Qendror të AP të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës JuglindoreDeputeti Pajaziti merr pjesë në takimin e Komisionit të Përhershëm Qendror të AP të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore