Lajmet e fundit
Deputetët Blerta Deliu-Kodra, Armend Zemaj e Slobodan Petroviq, po qëndrojnë për vizitë në Francë
E Enjte, 23.05.2019
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta-Deliu Kodra, i shoqëruar nga zv/kryetari i parë i këtij komisioni, Armend Zemaj dhe deputeti Slobodan Petroviq, po qëndron për vizitë zyrtare në Francë.
Në kuadër të kësaj vizite, delegacioni ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë në Ministrinë e punëve të Jashtme të Francës.
Në takim me drejtorin për Evropën dhe Ballkanin, Thomas Bertin, u diskutua lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve, procesin integrues dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës mori mbështetjen e Francës për procesin integrues, dialogun dhe bashkëpunimin bilateral.