Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Premte, 10.05.2019




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Blerta Deliu-Kodra, u shqyrtua Projektligji për ndryshimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr.04/L-122 dhe ligjin nr.03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar me ligjin nr.03/L-256, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Fillimisht kryetarja e Komisionit, Blerta Deliu-Kodra, sqaroi se fushëveprimtaria e këtij projektligji nuk rregullohet në mënyrë specifike me legjislacion të BE-së, rrjedhimisht as amendamentet e komisionit funksional, ndërkaq shtoi se ndryshimet për rregullimin e çështjes së financimit të subjekteve politike janë kërkuar nga BE-ka dhe nga raportet për vendin.
Tutje, ajo përmendi amendamentin e propozuar nga deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili ka kërkuar disa ndryshime brenda projektligjit. Me theks të veçantë, çështja e ndryshimit për të drejtat e grupeve parlamentare të cilat i gëzojnë në Kuvend, ngjalli një debat të gjerë mes anëtarëve të Komisionit të cilët paraqitën qëndrimet e tyre për dhe kundër këtij propozimi.
Pas shterimit të diskutimit, me gjashtë vota pro dhe dy kundër, kjo çështje mori mbështetjen e Komisionit dhe procedohet në seancë plenare.

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane