Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisioni për Legjislacion…

E Marte, 07.05.2019




Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare.
Lidhur me zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga Kuvendi, komisioni ka formuar një Grup Punues për hapjen e konkursit për kandidatët që vijnë nga shoqëria civile, kurse është vendosur që Fakultetit Juridik dhe Odës së Avokatëve, t'u dërgohet një shkresë, ku ju rekomandohet që t'i propozojnë emrat për këtë pozitë.

Anëtarët e këtij komisioni, pas shqyrtimit të kërkesës së deputetit Arban Abrashi dhe anëtares së Bordit të RTK-së, Naile Demiri, në lidhje me interpretim të normave ligjore të Ligjit të RTK-së, që lidhet me zgjedhjen e Drejtorit të RTK-së, kanë vlerësuar se nuk janë kompetentë për këtë çështje, dhe të lartëpërmendurve ju është rekomanduar që t'i adresohen Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.