Aktivitetet e transparencës së Kuvendit
Forumi për Transparencë përcaktoi agjendën e debateve me qytetarë
Forumi për Transparencë Parlamentare, mbajti sot takimin e rregullt të tij, me fokus në organizimin e Ditëve të Kuvendit nëpër regjione të Kosovës. Forumi përcaktoi agjendën e debateve të deputetëve me qytetarë, për tri komuna: në Prizren më 27 prill 2018, në Gjakovë më 4 maj 2018, ndërsa në Podujevë më 11 maj 2018. Në funksion të lehtësimit të qasjes së mediave dhe të publikut në informacionet lidhur me punën e Kuvendit dhe të trupave të tij të punës, në takim u shpalos edhe propozimi për përdorimin e rrjeteve sociale nga ana e Kuvendit.