Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Buxhet

E Mërkure, 29.05.2019




Komisioni për Buxhet dhe Financa, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Lumir Abdixhiku, kryetar, ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin me rekomandime për Projektligjin 06/L-137 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-058 dhe Ligjin nr.04/L-122, si dhe Ligjin nr.03/L-073 për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.03/L-256.
Krahas këtij projektligji, Komisioni për shqyrtim final në seancë plenare të Kuvendit vendosi të procedojë edhe Projektligjin nr.06/L-131 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social dhe amendamenteve të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenies, i cili, po ashtu u përkrah gjatë kësaj mbledhjeje.
Në këtë takim, komisioni shqyrtoi edhe kërkesën nr.00255/19/shs, dt. 11 mars 2019m të drejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për caktimin e lartësisë së koeficientit, si dhe të pagës së drejtorit dhe zëvendës-drejtorit të kësaj Agjencie.
Vendimi lidhur me këtë do merret në mbledhjen e radhës të komisionit.

Mbledhja e Komisionit për Buxhet