Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik... zhvilloi vizitë në Kroaci

E Enjte, 09.05.2019




Dje dhe sot një delegacion i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, në përbërje Sala Berisha Shala, kryetare, Hykmete Bajrami dhe Veton Berisha, anëtarë, zhvilloi vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Temë kryesore e kësaj vizite është zbatimi i Ligjit per shërbime, si dhe marrëdhëniet ekonomike në mes të dy vendeve.

Në Kuvendin e Kroacisë, delegacioni ynë u prit nga Komisioni për ekonomi i kryesuar nga Darinko Kosor. Në takim u diskutua përvoja parlamentare e dy vendeve dhe në veçanti sfidat me të cilat po përballen bizneset e të dyjave shteteve.

Delegacioni ynë u prit po ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë nga ndihmës ministrja Nataša Mikuš Žigman, në të cilin takim u ofrua ekspertiza kroate në hartimin dhe zbatimin e Ligjit për shërbime.

Në Oden Ekonomike Kroate, Ivan Barbarič, nënkryetar, e informoi komisionin me funksionimin dhe veprimtarinë 160-vjeçare te kësaj ode, si dhe sfidat me të cilat përballen bizneset kroate.

Në këto takime u konkludua se përvoja kroate është e mirëseardhur për përvojën e vendit tonë sa i përket legjislacionit në fushën e shërbimeve, si dhe u theksua se shkëmbimi tregtar në mes të Kosovës dhe Kroacisë duhet të rritet, ngase tani është në vlera jo të kënaqshme. U vlerëesua po ashtu se marrëdhëniet e mira diplomatike duhet të shndërrohen në marrëdhënie të mira ekonomike.

Komisioni po ashtu, u prit edhe nga deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermira Prljaskaj.

 

Komisioni për Zhvillim Ekonomik... zhvilloi vizitë në KroaciKomisioni për Zhvillim Ekonomik... zhvilloi vizitë në KroaciKomisioni për Zhvillim Ekonomik... zhvilloi vizitë në KroaciKomisioni për Zhvillim Ekonomik... zhvilloi vizitë në KroaciKomisioni për Zhvillim Ekonomik... zhvilloi vizitë në KroaciKomisioni për Zhvillim Ekonomik... zhvilloi vizitë në KroaciKomisioni për Zhvillim Ekonomik... zhvilloi vizitë në Kroaci