Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Marte, 18.06.2019




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, ka mbjatur sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga Besa Baftiu, kryetare, ku pas shqyrtimit është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-008 për Këshillin Ekonomiko-Social.
Po ashtu, në këtë mbledhje është vendosur që të gjithë anëtarët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, të jenë pjesë e Grupit Punues për ndryshimin e Ligjit të Punës.
Në këtë mbledhje, ndër të tjerash është diskutuar edhe lidhur me kërkesën e bërë nga Sindikata e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Paga, specifikisht rritjen e koeficientit për infermierët.
Anëtarët e komisionit pasi që paraqiten qëndrimet e tyre rreth kësaj kërkese, u pajtuan që në takimin e paraparë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili sot mungoi, të diskujtojnë edhe për këtë çështje, dhe pastaj t'i kthejnë përgjigje Sindikatës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale