Lajmet e fundit
Sekretari Krasniqi takoi Drejtorin e Përgjithshëm të GIZ-it, David Oberhuber
E Hënë, 17.06.2019
Sekretari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ismet Krasniqi, zhvilloi sot një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të GIZ-it, David Oberhuber.
Në takim morën pjesë edhe Mark Barret, udhëheqës i komponentës për Integrime Evropiane dhe Venera Aqifi, eksperte e projektit.
Në takim u paraqitën projektet të cilat janë në zhvillim e sipër në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar dhe njëkohësisht u diskutuan edhe nevojat për një përkrahje më direkte për Kuvendin, me theks të veçantë, administratën, në fushën e agjendës evropiane, hulumtimeve, komunikimit, IT-së dhe planifikimeve strategjike.