Aktivitetet e transparencës së Kuvendit
Nesër mbahet takim i deputetëve me qytetarët e Prizrenit
Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", të premten, më 27 prill 2018, mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Prizrenit. Koha: 14:00 Vendi: Shtëpia e Kulturës "Xhemajli Berisha", Prizren Gjatë këtij takimi publik, qytetarët e Prizrenit do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët: Driton Selmanaj, Haxhi Avdyli, Nait Hasani, Arbër Rexhaj, Shqipe Pantina, Blerim Kuçi, Zafir Berisha, Fikrim Damka, dhe Emilija Redžepi.