Lajmet e fundit
Veseli: Nuk ka forcë që mund ta ndalë formimin e Tribunalit për krimet serbe në Kosovë
E Premte, 17.05.2019
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar sot në konferencë për media se nga dje ka marrë shumë mesazhe, telefonata e shqetësime të shumë familjarëve të të pagjeturve e të viktimave se a do të stopohet iniciativa për formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për krime serbe në Kosovë.
Ai tha se që nga momenti i bërjes publike të propozimit për këtë iniciativë, ka pasur edhe shumë mbështetës por ka pasur edhe skeptikë.
Megjithatë, Kryeparlamentari Veseli tha se nuk ka forcë që mund ta ndalë formimin e Tribunalit për krimet e Serbisë në Kosovë.
"Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë do të themelohet për t'i dënuar krimet ndaj mbi 15 mijë shqiptarëve të vrarë e masakruar, 1.230 fëmijëve të vrarë, Vasfijes dhe mijëra grave të dhunuara, dëbimin e dhunshëm te mbi 1 milion shqiptareve, shkatërrimet e 70 për qind të shtëpive tona dhe pasojat traumatike që edhe dje, edhe sot, dhe gjithë këto ditë i sheh dhe përjeton shoqëria jonë.
Këto janë faktet dhe arsyet mbi te cilat do te ngritet ky Tribunal", tha Veseli.
Ai ka folur edhe për rastin e publikimit të fotos nga deputetja Flora Brovina.
"Zonja Flora Brovina, ditën e djeshme, ka bërë një gabim të madh, por unë besoj që e ka bërë pa dashje. E them këtë, sepse e njoh Florën, veprimtarinë e saj, humanizmin e saj, ashtu siç e njeh gjithë Kosova. Gjithsesi, është dashur të konsultohet më herët për atë veprim qe e ka ndërmarrë, para se të vinte në seancë. Por, ne duhet të nxjerrim mësime edhe nga ky gabim. Ky gabim pikërisht na dëshmon nevojën që trajtimi i së kaluarës të bëhet në mënyrë profesionale, e jo te ngutur dhe emocionale. Na dëshmon nevojën për institucione të specializuara me ekspertë të mirë kualifikuar, që i trajtojnë faktet e krimeve në mënyrë rigoroze e të verifikuara", ka thënë Veseli.
Deklarata e plotë e Kryeparlamentarit Kadri Veseli në Konferencën për media:
Të nderuar qytetarë,
Që nga mbrëmë, kam pasur shume thirrje, mesazhe dhe sot kamtakuar edhe disa përfaqësues të shoqatave të viktimave të luftës te cilet kanë shprehur shqetësimin nëse do të ndalet iniciativa për themelimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.
Të gjithë jemi dëshmitarë se që nga momenti që kam filluar këtë iniciativë për ngritjen e një Tribunali Ndërkombëtar për t'i vënë para drejtësisë kriminelët serbë për gjenocidin në Kosovë, ka pasur përkrahës, ka pasur skeptikë. Ka pasur mbështetës, ka pasur kundërshtarë.
20 vjet te kaluara mbase mund të vejnë në dyshim se a mund të arrihet të dokumentohet e vërteta e krimit serb mbi popullatën tonë.
Gjurmët e gjenocidit janë gjithandej në Kosovë.
Unë jam këtu për të thënë qartë se gjenocidi serb nuk e ka bazën te një foto, as te një person, por te një politikë shteterore serbe - e cila ka kryerkrime ne menyre te planifikuar, sistematikedhe me hierarki te qartë politike, ushtarakedhe policore serbe.
Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë do të themelohet për t'i dënuar krimet ndaj mbi 15 mijë shqiptarëve të vrarë e masakruar, 1.230 fëmijëve të vrarë, Vasfijes dhe mijëragrave të dhunuara, debimin e dhunshem te mbi 1 milion shqiptareve, shkatërrimet e 70 për qind të shtëpive tona dhe pasojat traumatike që edhe dje, edhe sot, dhe gjithë këto ditë i sheh dhe perjeton shoqëria jonë.
Këto janë faktet dhe arsyet mbi te cilat do te ngritet ky Tribunal.
Qytetarë të nderuar,
Jam këtu për të pyetur se a do të jetë më i fortë dyshimi, ndrydhja, frika, dështimi, apo do te jete më e fortë e drejta, e vërteta, drejtësia për popullin tonë?
Zonja Flora Brovina, ditën e djeshme, ka bërë një gabim të madh, por unë besoj që e ka bërë pa dashje. E them kete, sepse e njoh Floren, veprimtarine e saj, humanizmin e saj, ashtu sic e njeh gjithe Kosova.
Gjithsesi, është dashur të konsultohet më herët për atëveprim qe e ka ndërmarrë, para se të vinte në seancë.
Por, ne duhet të nxjerrim mësime edhe nga ky gabim.
Ky gabim pikërisht na dëshmon nevojën që trajtimi i së kaluarës të bëhet në mënyrë profesionale, e jo te ngutur dhe emocionale.
Na dëshmon nevojën për institucione të specializuara me ekspertë të mirëkualifikuar, që i trajtojnë faktet e krimeve në mënyrë rigoroze e të verifikuara.
Sot dua ta përçoj edhe një mesazh, për të gjithë ata që kanë thirrur dhe po pyesin per Tribunalin Ndërkombëtar për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.
Kjo iniciativë nuk do të ndalet.
As që mund ta ndalë askush.
Nuk ka forcë që mund ta ndalëte verteten dhe drejtësinë për popullin tonë.
Nga dita e parë e kesaj iniciative ka pasur goditje, etiketime dhe jam i bindur se do të ketë edhe më tutje.
Por, një gjë duhet te dihet: Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin e Serbisë në Kosovë është i pashmangshem dhe do të ndodhë, sepse ka fakte, ka dëshmi, ka dëshmitarë të bollshëm.
Serbia do te pergjgjet per gjenocidin e kryer mbi shqiptaret ne Kosove dhe kriminelët nuk do të mund të flenë rehat derisa të dënohen për krimet e bëra në Kosovë.
Të hënën, Kuvendi do të vazhdoje seancën aty ku ka mbetur mbrëmë dhe të gjitha pikat e propozuara do të votohen me mbështetje te gjere.
Do të votohet Komisioni Shtetëror për dokumentimin e krimeve të luftës të regjimit serb në Kosovë, si dhe iniciativa per ngritjen e tribunalit nderkombetar per gjenocidin serb ne Kosove.
Do të votohet Muzeu i Gjenocidit, i cili do të ndërtohet në qendër të Prishtinës.
Si dhe do të votohet Muzeu i Dëbimit të dhunshëm të qytetarëve të Prishtinës, te Stacioni i trenit në kryeqytet.
E po ashtu, do ta shpallim edhe Diten e Gjenocidit serb ne Kosovë.
E kemi foitusar lirinë sepse e kemi merituar.
E kemi bërë shtetin e pavarur dhe sovran.
Dhe do ta fitojmë edhe drejtësinë.