Lajmet e fundit
Vazhdimi i Seancës plenare
E Mërkure, 15.05.2019
Punimet e seancës së sotme vijuan me vazhdimin e pikave të mbetura të akumuluara duke filluar nga seanca e 30 Janarit 2019 e në vazhdim. Drejtuesi i seancës filloi menjëherë me procesin e votimit.
Kuvendi miratoi vetëm kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019. Për mungesë kuorumi u bë e pamundur vijimi më tej i punimeve të seancës. Në këto kushte drejtuesja e seancës mbylli punimet.