Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...
E Hënë, 01.04.2019
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, mbajti takimin e radhës, të kryesuar nga Ismajl Kurteshi, kryetar, në të cilën u diskutua lidhur me planin e veprimit për monitorimin e zbatimit të ligjeve.
Gjatë kësaj mbledhjeje komisioni planifikoi që të bëjë monitorimin e dy projektligjeve: Projektligjit për Inspektoratin dhe Projektligjin për arsimin para universitar. Krahas planit të veprimit, deputetët u dakorduan që ta vizitojnë se pari krye-inspektoratin, e më pas të vazhdojnë vizitat në të gjitha rajonet komunale, për të parë nga afër funksionimin e institucioneve arsimore.