Lajmet e fundit

Deliu-Kodra dhe Hasani takuan drejtuesit e IKAP-it, Refike Sülçevsi dhe Vlora Kryeziu

E Marte, 19.03.2019




Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu- Kodra dhe kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani, pritën sot në një takim znj. Refike Sülçevsi, drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit të Kosovës për Administratë Publike - IKAP dhe znj. Vlora Kryeziu, Zhvilluese Programi për Bashkim Evropian -IKAP.

Në këtë takim u diskutua lidhur me funksionimin dhe me mundësinë e fuqizimit të këtij institucioni, pasi që Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) luan rol kryesor në aftësimin e shërbyeseve civil dhe rritjen e qëndrueshmërisë së shërbimit civil në Kosovë, me qëllim të zhvillimit dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve civile që ofron administrata publike në vend.

Në takim u vlerësua se mirëfunksionimi i IKAP-it është parakusht thelbësor për ofrimin e njohurive të duhura, si dhe trajnimeve në mënyrë profesionale për shërbyesit civilë, pasi, siç dihet, një administratë që funksionon dhe jep shërbime cilësore është një kusht thelbësor për çdo vend kandidat për të hyrë në BE.

 

Deliu-Kodra dhe Hasani takuan drejtuesit e IKAP-it, Refike Sülçevsi dhe Vlora KryeziuDeliu-Kodra dhe Hasani takuan drejtuesit e IKAP-it, Refike Sülçevsi dhe Vlora KryeziuDeliu-Kodra dhe Hasani takuan drejtuesit e IKAP-it, Refike Sülçevsi dhe Vlora Kryeziu