Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...

E Premte, 15.03.2019




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, mbajti takimin e radhës, të kryesuar nga Ismajl Kurteshi, kryetar, në të cilën morën pjesë ministri i MASHT-it Shyqeri Bytyqi dhe kryetari i SBASHKU-t, Rrahman Jasharaj, për të diskutuar lidhur me kompensimin e orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve.

Ministri Bytyqi tha se vendimi i MASHT-it për zëvendësimin e orëve të humbura nga greva në arsim duhet të qëndrojë në fuqi. Krahas kësaj, ai shtoi se vendimi për kompensimin e orëve ishte një vendim i bazuar në udhëzimin administrativ të kësaj ministrie, i cili obligon zbatueshmeri nga të gjithë. Ai pohoi se gjatë diskutimeve të shumta me drejtorët e DKA-ve, është marrë vendim që forma e shpërndarë: 5 ditë në vikende dhe 5 ditë në pushimin pranveror ishte forma më e duhur plotësimit të orëve.
"Ne kemi marrë informacione pozitive nga shumë komuna të cilat do ta zbatojnë këtë vendim, përkundër presioneve të disave të cilët kanë qenë kundër zbatimit të këtij vendimi. Ky vendim është mirëpritur nga shumë mësimdhënës dhe prindër", tha Bytyqi.
Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se kompensimi i orëve të grevës është obligim moral por jo ligjor.
Anëtarët e komisionit, i propozuan SBASHK-ut që mësimi të mbahet duke filluar nga java e ardhshme. Deputet kërkuan që sindikata të takohet me këshillin drejtues dhe të marrin vendim për gjetjen e një zgjidhjeje.
Komisioni po ashtu, takoi edhe përfaqësuesit e Fondit Kosovar Amerikan, të cilët prezantuan programet e kësaj organizate, lidhur me 100 bursat e fituara nga studentë nga Kosova.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...