Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
E Enjte, 07.03.2019
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, kryesuar nga Time Kadrijaj, zv/ kryetare parë e Komisionit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën janë shqyrtuar rekomandimet e komisioneve të përhershme, përkatësisht atij për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, si dhe të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, lidhur me Projektligjin për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, si dhe Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Pasi që këto komisione nuk kishin vërejtje, e as ndonjë rekomandim kundër, atëherë u vendos që Projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, si dhe Platforma për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të procedohen për shqyrtim në seancë plenare të Kuvendit.