Lajmet e fundit

Veseli merr çmimin “Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindore që mbështetë zhvillimin ekonomik përmes digjitalizimit”

E Hënë, 18.02.2019




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është nderuar me çmimin "Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindore për mbështetjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet digjitalizimit".

Ky çmim iu nda nga Forumi Botëror i Investitorëve "World Business Angels Investment Forum", (WBAF) që kë vit punimet i mbajti në Stamboll të Turqisë.

Në garë për këtë çmim ishin konkurrente me Kosovën disa vende të Evropës Juglindore, përfshirë Serbinë, Bullgarinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, por bordi i Forumit kanë vlerësuar kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Republikën e Kosovës me vizionin më të qartë për zhvillimin e inovacionit dhe ekonomisë nëpërmjet digjitalizimit.

"Zonja dhe zotërinj, Forumi Botëror i Investitorëve është krenar për të njoftuar Shkëlqesinë e tij Z. Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës si fitues i çmimit për Udhëheqësin më të Mirë të Evropës Juglindore në mbështetje të zhvillimit ekonomik përmes digjitalizimit. Është nder ta prezantoj këtë çmim për Kryetarin e Kuvendit të Kosovës i cili ka dhënë kontribut të çmuar dhe vizion të qartë si lider për mbështetjen e ideve dhe projekteve inovative në Kosovë", u tha në prezantimin e çmimit për Kryeparlamentarit Veseli.

 

Veseli merr çmimin “Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindore që mbështetë zhvillimin ekonomik përmes digjitalizimit”Veseli merr çmimin “Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindore që mbështetë zhvillimin ekonomik përmes digjitalizimit”Veseli merr çmimin “Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindore që mbështetë zhvillimin ekonomik përmes digjitalizimit”Veseli merr çmimin “Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindore që mbështetë zhvillimin ekonomik përmes digjitalizimit”Veseli merr çmimin “Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindore që mbështetë zhvillimin ekonomik përmes digjitalizimit”Veseli merr çmimin “Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindore që mbështetë zhvillimin ekonomik përmes digjitalizimit”