Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 12.02.2019
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, i kryesuar nga Sala Berisha-Shala, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka diskutuar lidhur me Raportin e Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2017.
Për të dhënë sqarime për raportin, i ftuar në mbledhje ishte ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Sidoqoftë, komisioni kërkoi që raporti i paraqitur të plotësohet me një raport shtesë, i cili do të përmbajë raportin e kënaqshmërisë së konsumatorëve, si dhe atë të Menaxhmentit të Ndërmarrjeve Publike për Bordin.
Në këtë mbledhje, komisioni diskutoi edhe për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe në këtë kuadër u dakordua që të monitorojë zbatimin e Ligjit për energjinë elektrike.