Lista e deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Periudha e tretë Legjislative (13.12.2007 - 03.11.2010)

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi

Funksionet në Kuvendin e Kosovës

Partia

  • Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Të dhëna personale

  • I lindur më 01.01.1951 në Fatos/Drenas
  • I martuar, 4 fëmijë, 3 vajza dhe 1 djalë

Arsimimi

  • 1957–1965 Shkolla fillore, në Fatos (Negroc) dhe në Arllat;
  • 1966–1971 Shkolla Normale në Prishtinë;
  • 1972–1976 Fakulteti Filozofik, dega e Historisë në Prishtinë;
  • 1995–1997 Studimet pas–universitare në Fakultetin Filozofik , Dega e Historisë në Universitetin e Prishtinës;
  • 22.11.2003 Mbrojtja e tezës së magjistraturës në Universitetin e Prishtinës me temë: “Lëvizja Politike dhe qëndresa e armatosur në Kosovë 1991–1999“;
  • 05.11.2008 Mbrojtja e tezës së doktoratës në Universitetin e Prishtinës me temë: “Shtypi shqiptar për zhvillimet politike në Kosovë 1981-1991 “ dhe mori titullin dr. i shkencës së historisë

Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake

  • 1972–1977 Arsimtar në Fatos dhe Arllat;
  • 1976–1977, Arsimtar në Shkollën e Mesme në Drenas;
  • 1979–1981 Arsimtar në Arllat dhe pastaj në Shkollën e Mesme në Skenderaj;
  • 1991–1994 Arsimtar në gjimnazin “Skënderbeu“ në Drenas;
  • 1995–1998 Kryetar i Këshillit të Arsimit në Drenas;
  • 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK);
  • 1999 Anëtar i Delegacionit të Kosovës dhe i Grupit Politik në Konferencën e Rambujesë;
  • 1999–Janar 2000 ministër i Ministrisë për Rindërtim dhe Zhvillim;
  • 2001-Deputet në Legjislaturën e Parë;
  • Mars 2002 dhjetor 2004 Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës;
  • Tetor 2004-2007 Deputet në Kuvendin e Kosovës, mandati II;
  • 2004-2007 Shef i GP të PDK-së në Kuvendin e Kosovës;
  • Nëntor 2007 deputet, mandati III;
  • Janar 2008- vijon Kryetar i Kuvendit të Kosoves;
  • 1973–1981 Veprimtari politike Klandestine (ilegale) në Lëvizjen Kombëtare të Kosovës;
  • 1981–1991 I burgosur politik;
  • 1991–1999 Anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Drenas;
  • 1992–1998 Deputet i Parlamentit të Kosovës;
  • 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK;
  • 1999–2003 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Prosperitetit Demokratik të Kosovës (PPDK) përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),
  • Tetor 2005-vijon Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së,
  • Nëntor 2005 anëtar i Grupit Politik Strategjik nga PDK, në bisedimet e Vjenës.

Botime

  • “Kosova në kontekstin historik”, dhjetor 2005, Prishtinë
  • “Kthesa e Madhe- Ushtria Çlirimtare e Kosoves”, tetor 2006, Prishtinë;
  • “Një luftë ndryshe për Kosovën”, dhjetor 2007, Prishtinë;
  • Shkrime publicistike, politike dhe shkencore të publikuara në media të përditshme dhe revista periodike e shkencore;

Gjuhë tjetër përveç amtares

  • Anglisht (për shfrytëzim literature),
  • Kroatisht–rrjedhshëm,
  • Serbisht-rrjedhshëm

Adresa

  • Prishtinë