Lajmet e fundit
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së priti në takim një delegacion nga DCAF
E Marte, 07.11.2017
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, ka pritur sot në takim një delegacion nga DCAF, i kryesuar nga znj. Antje Fritz, zëvendës/shef i Operacioneve në Evropën Juglindore dhe bashkëpunëtorë tjerë.
Qëllimi i këtij takimi ishte për tu njohur me punën dhe aktivitetet e DCAF, dhe për mbështetjen e vazhdueshme nga ana e tyre, në fushën e mbikëqyrjes parlamentare, të sektorit të sigurisë. Gjithashtu, u theksua nevoja për të bashkëpunuar në vazhdimësi në mbështetje të mbikëqyrjes së ligjeve, në aspektin e shqyrtimit të projektligjeve dhe ofrimit të ekspertizës nga ana e tyre.
Ndërsa, nga anëtarët e Komisionit, u kërkua që të ofrohet mbështetje gjatë procesit të reformimit të sektorit të sigurisë dhe të shqyrtimeve të projektligjeve. Në përfundim të këtij takimi, kryetari i Komisionit Haxhi Shala, ka falënderuar përfaqësues të DCAF-it për mbështetjen e deritashme dhe theksoi që bashkëpunimi në të ardhmën nuk do të mungojë.