Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Hënë, 30.10.2017
Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbajti sot mbledhjen e radhës, të cilën e drejtoi kryetarja Blerta Deliu-Kodra.
Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Pas diskutimeve, Komisioni i dha mbështetje projektligjit me amendamentet e propozuara dhe i rekomandoi seancës miratimin e tij.
Në këtë mbledhje, u diskutua edhe për çështje të tjera nga fushëveprimtaria e komisionit.