Lajmet e fundit

Nga punimet e Konferencës “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve”

E Shtune, 23.09.2017




Ish-presidentë, kryetarë dhe ish-kryetarë parlamentesh të vendeve të ndryshme të rajonit, deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile nga Evropa dhe Bota, janë mbledhur sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të diskutuar lidhur me rolin e parlamentarëve në kulturën dhe paqen në Ballkan.

Konferenca, në temën "Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve",
u organizua nga Federata për Paqe Universale (FPU), e cila ka një status të veçantë konsultativ në Komitetin Ekonomik dhe Social të OKB, në partneritet me Shoqatën Ndërkombëtare të Parlamentarëve për Paqe (SHNPP), e cila ka për qëllim krijimin e një forumi për parlamentarët përtej kombësive, identiteteve fetare ose përkatësive partiake.

Fjalën përshëndetëse të kësaj konference e mbajti kryetari i Federatës për Paqe Universale (FPU) Thomas Walsh.

Në panelin e parë, tre ish-presidentë të vendeve të rajonit: ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, diskutuan lidhur me trashëgiminë e përbashkët kulturore, si një bazë e përbashkët për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Gjatë fjalimeve të tyre, ish-presidentët vlerësuan të arriturat, por njëherësh adresuan edhe problematikat të cilat vazhdojnë t'i përcjellin marrëdhëniet midis popujve dhe shteteve të rajonit. Ata theksuan domosdoshmërinë e një angazhimi më të madh të udhëheqjeve të të gjitha vendeve në Ballkan, për të përmirësuar më tej këto raporte dhe për të forcuar urat e bashkëpunimit midis njerëzve, në funksion të paqes, stabilitetit dhe mirëqenies më të madhe në rajon.

Në panelin e dytë, ndërkaq, në temën Diplomacia Interparlamentare dhe Bashkëpunimi Rajonal: Parlamentarët për Iniciativën e Paqes, folën: ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq, ai i Parlamentit të Shqipërisë, Dashamir Shehi etj.

Ish-kryeparlamentari Krasniqi foli për rolin konstruktiv dhe përcaktues që shqiptarët kanë luajtur në vendosjen e lidhjeve dhe raporteve të reja midis popujve në Ballkan, në frymën e bashkëpunimit e të fqinjësisë së mirë. Ai tha se shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës ka prodhuar stabilitet politik dhe siguri në rajonin tonë. Krasniqi shtoi se shtetet dhe popujt e Ballkanit tani kanë shansin të hapin një faqe të re të historisë së tyre, gjurmëve të themeltarëve të Bashkimit Evropian.

Konferenca vazhdon punimet nesër, në Hotel "Nartel", duke filluar në orën 9:00.

 

Nga punimet e Konferencës “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve”Nga punimet e Konferencës “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve”Nga punimet e Konferencës “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve”Nga punimet e Konferencës “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve”Nga punimet e Konferencës “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve”Nga punimet e Konferencës “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve”Nga punimet e Konferencës “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve”Nga punimet e Konferencës “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve”