Lajmet e fundit
Të shtunën fillon Konferenca “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve”
E Premte, 22.09.2017
Të shtunën dhe të dielën, më 23 - 24 shtator 2017, do të mbahet në Prishtinë Konferenca Ndërkombëtare me temën "Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve".
Dita e parë e Konferencës fillon punimet në orën 15:00 dhe do të mbahet në sallën 506 të Kuvendit të Kosovës, ndërsa në ditën e dytë, të dielën, punimet fillojnë në orën 9:00 në ambientet e Hotelit "Nartel".
Pjesëmarrës në konferencë do të jenë burrështetas, parlamentarë, përfaqësues të shoqërisë civile nga Ballkani dhe Evropa. Ata do të sjellin përvojën dhe dijen e tyre në kërkim të zgjidhjeve për problemet kritike të botës, duke nisur nga qeverisja e mirë, ekstremizmi i dhunshëm, konfliktet etnike dhe deri tek mbrojtja e mjedisit. Nga kjo konferencë do të lansohet Iniciativa e Parlamentarëve për Paqe në nivel të rajonit të Ballkanit.
Në konferencë do të trajtohen temat: Trashëgimia e përbashkët kulturore si një bazë e përbashkët për paqen dhe stabilitetin në ballkan; Diplomacia ndërparlamentare dhe bashkëpunimi rajonal; Forcimi i familjes, thelbi i trashëgimisë kulturore të Ballkanit; Ndërtimi i një mjedisi me prosperitet të përbashkët për gjeneratat e ardhshme.
Konferenca sponsorizohet nga Federata për Paqe Universale (FPU), e cila ka një status të veçantë konsultativ në Komitetin Ekonomik dhe Social të OKB, në partneritet me Shoqatën Ndërkombëtare të Parlamentarëve për Paqe (SHNPP), e cila ka për qëllim krijimin e një forumi për parlamentarët përtej kombësive, identiteteve fetare ose përkatësive partiake.
Agjenda:
E shtunë, 23 shtator
Koha: 15:00
Vendi: Salla 506, Kuvendi i Kosovës
15:00 Seanca I: Trashëgimia kulturore e përbashkët, një Bazë e Përbashkët për Paqen dhe Stabilitetin në Ballkan
MC: Jack Corley - Kryetar, FPU Eurasia
Fjalë pëshëndetëse
Thomas Walsh, Kryetar, FPU International
Folësit
Alfred Moisiu, Presidenti i Shqipërisë(2002 - 2007)
Stjepan Mesić, Presidenti i Kroacisë (2000 - 2010)
Fatmir Sejdiu, Presidenti i Kosovës (2006 - 2010)
Walther Lichem, ish Drejtor, Departamenti i Organizatave Ndërkombëtare, Ministria e Jashtme Austriake
17:30 Seanca II: Diplomacia Interparlamentare dhe Bashkëpunimi Rajonal: Parlamentarët për Iniciativën e Paqes
MC: Jacques Marion, Zëvendëspresident, FPU Evropë
Jakup Krasniqi, ish-kryetar i Kuvendit, Republika e Kosovës (2008 - 2014)
Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit, Republika e Maqedonisë
Vladimir Petrovsky, ekspert, Këshilli i Çështjeve Ndërkombëtare Ruse
Slobodan Petroviq, deputet i Kuvendit, Republika e Kosovës
Dashamir Shehi, deputet i Parlamentit, Shqipëri
E diel, 24 shtator
Koha: 9:00
Vendi: Hoteli "Nartel"
09:00 Seanca III - Forcimi i familjes, thelbi i trashëgimisë kulturore të Ballkanit
MC: Giuseppe Cali - President i Federatës për Paqe Universale, Itali
Saemira Pino, ish-zëvendësministre e Arsimit, Shqipëri
Carolyn Handschin, drejtor, Zyrat e Kombeve të Bashkuara të Federatës së Grave për Paqe Botërore
Daut Demaku - Themelues i të menduarit pozitiv në Kosovë dhe nënkryetari i FPU në Kosovë
Jack Corley, Kryetar, FPU Eurasia
11:00 Seanca IV - Ndërtimi i një mjedisi të prosperitetit të përbashkët për gjeneratat e ardhshme
MC: Ali Lacej - Koordinator i Këshillit për Paqe në Shqipëri
Ismajl Kurteshi, aAnëtar i Parlamentit të Kosovës
Sead Sahman, anëtar i Parlamentit - Mali i Zi
Anita Mitic, kryetare, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Serbi
Gani Rroshi, Sekretar i Përgjithshëm, FPU Shqipëri
Ceremonia përmbyllëse
Fjalë përmbyllëse
Emërimi i Ambasadorëve të Paqes
Jeni të mirëseardhur.