Lajmet e fundit

Ambasada e SHBA-ve mirëpret konstituimin e Kuvendit dhe uron kryetarin Veseli

E Hënë, 11.09.2017




Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe njëherësh ka uruar kryetarin Kadri Veseli për zgjedhjen e tij në krye të legjislativit të vendit.

"Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përkrahin Kosovën në shtegun e saj drejt integrimeve euro-atlantike, forcimit të sundimit të ligjit, përmirësimit të zhvillimit ekonomik dhe normalizimit të marrëdhënieve rajonale.

Qytetarët dëshirojnë institucione shtetërore që punojnë për ta, një qeveri me duar të pastra dhe një udhëheqësi që ndërmerr veprime vendimtare për të shtyrë përpara interesat dhe mirëqenien e Republikës së Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj. Apelojmë te të gjithë udhëheqësit e Kosovës, në Qeveri dhe në Kuvend, përfshirë partitë opozitare, që të respektojnë votuesit që i zgjodhën duke i marrë këto parime si udhërrëfyes", thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ambasadës amerikane në Prishtinë.

 

Ambasada e SHBA-ve mirëpret konstituimin e Kuvendit dhe uron kryetarin Veseli