Lajmet e fundit

Veseli kujton 11 shtatorin: Kosova është përkrah popullit mik amerikan

E Hënë, 11.09.2017




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mbetën të vdekur mbi 3 mijë qytetarë.

Në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e sulmeve, Veseli ka thënë se Kosova është përkrah popullit mik amerikan, për t'i kujtuar dhe për të mos i harruar kurrë mbi 3.000 jetët që u morën mizorisht dhe për t'i nderuar heronjtë që shpëtuan njerëzit në flakë e gërmadha.

 

Veseli kujton 11 shtatorin: Kosova është përkrah popullit mik amerikan