Lajmet e fundit

Mbledhja e Kuvendit të Kosovës

E Diel, 10.09.2017




Kuvendi i Republikës së Kosovës, i drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, ka mbajtur sot serish seancë të jashtëzakonshme, sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues, për të debatuar lidhur me "Parimet programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021".

Në sallë ishin të pranishëm 31 deputetë.

Kryetari i Kuvendit menjëherë ia kaloi fjalën deputetit të VV-së, Albin Kurti, i cilinë në hyrje të fjalës theksoi se kjo qeveri është nga më të dobëtat që ka pasur Kosova, ndërsa e akuzoi atë për numër të madh të zv/kryeministrave dhe ministrave. Duke kritikuar qeverinë e re për dhënien e Ministrisë së Bujqësisë Listës serbe, ai bëri një rezyme të shkurtër historike të veprimeve serbe ndaj shqiptarëve, duke theksuar se kjo qeveri ka rënë krejt në varësi të Beogradit.

Pas fjalës së deputetit Albin Kurti, punimet e Kuvendit vijuan me deklarimet e kryetarëve të grupeve parlamentare.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në hyrje fjalës së tij tha se Kosova po hyn në një fazë të errët. Nga sot, sipas tij, vendi po hyn në krizë të përgjithshme të degradimit institucional, të cilin ai e konsideroi fatkeqësi.

Deputetit Milaim Zeka, i cili përdori një gjuhë joparlamentare, iu ndërpre fjala dhe iu kërkua nga drejtuesi i seancës të tërheqë fjalën ose të lëshojë sallën. Deputeti Zeka lëshoi sallën e Kuvendit.

Pas kësaj, dy përfaqësuesit e grupeve parlamentare në opozitë, Glauk Konjufca dhe Avdullah Hoti, kërkuan ndërprerjen e seancë për të vazhduar kur të jenë të pranishëm kryeministri dhe përfaqësuesit e Qeverisë.

Pas mirëkuptimit të plotë, mbledhja e Kuvendit ndërpreu punimet.

Mbledhja e Kuvendit të KosovësMbledhja e Kuvendit të KosovësMbledhja e Kuvendit të Kosovës