Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Diel, 10.09.2017




Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot në orën 12:00, do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, sipas kërkesës së 53 deputetëve nënshkrues.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të saj, të drejtuar nga kryetari Kadri Veseli.

Kryetari Veseli vlerësoi se kërkesa e parashtruar i plotëson kushtet procedurale.

Në këtë seancë do të debatohet lidhur me "Parimet Programore të Qeverisë së
Republikës së Kosovës 2017-2021", të prezantuar në seancën e 9 shtatorit 2017.

 

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit